Sport

Mbyllen pjesët e para të xhiros së 20-të në Superligë

Janë mbyllur pjesët e para të tri ndeshjeve të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll që po luhen të shtunën.

Drita në Gjilan është duke fituar me rezultatin 1:0, me golin e shënuar nga Ardit Tahiri në minutën e 42-të të ndeshjes.

Në minutën e 42-të të kësaj pjesëloje, ka shënuar edhe Ferizaj që në shtëpi është duke fituar ndaj Prishtinës, 1:0. Golin e realizoi sulmuesi Mateo Panadiq.

Pjesa e parë e ndeshjes Llapi - Trepça ’89 është mbyllur baras, pa gola.

Portieri i Llapit, Ilir Avdyli, priti penalltinë e Arbnor Mujës, në minutën e pestë të shtesës.