Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbrojtësi kroat Vida informohet për testimin pozitiv me koronavirus pas pjesës së parë të ndeshjes me Turqinë

Mbrojtësi kroat Domagoj Vida është informuar gjatë pushimit mes pjesëlojëve të miqësores së mbrëmshme me Kroacinë se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Pasi të gjithë lojtarët dhe stafi kishin rezultuar negativë në testet e të hënës para ndeshjes kundër Turqisë, janë bërë teste tjera të mërkurën në mëngjes. Federata ka pranuar rezultatet rreth mesnatës me kohë lokale dhe në të ka rezultuar pozitiv Domagoj Vida. Stafi mjekësor i përfaqësues së Kroacisë ka marrë informatat e para për një test potencial pozitiv gjatë pauzës mes pjesëlojës”, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kroacisë në faqen zyrtare.

Vida u zëvendësua gjatë pauzës mes pjesëlojëve. Disa lojtarë të Series A të Italisë morën pjesë në atë ndeshje, si Milan Badelj (Genoa), Marko Rog (Cagliari), Mario Pasaliq (Atalanta), Ivan Perishiq (Inter), si dhe Merih Demiral (Juventus). Po ashtu në bankinë ishin Marcelo Brozoviq (Inter) dhe Hakan Çalhanoglu (Milan), por nuk u aktivizuan.