Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbipesha e Hazardit, problemi i ri i Zidanet

Eden Hazard është paraqitur në turneun parasezonal të Real Madridit në Montreal me mbipeshë prej shtatë kilogramëve.

Nuk ka qenë e lehtë për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, këtë verë, ku transferimet e reja kanë dështuar të impresionojnë, ndërsa Gareth Bale ende qëndron te Reali. E po ashtu javën e kaluar pësoi 7:3 nga rivalja e qytetit, Atletico, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo, një telash tjetër që është ngritur, e që Zidane ka menduar se nuk do të përballet me diçka të tillë, është pesha e Hazardit.

Sipas gazetës "Sport", belgu është paraqitur në fazën parasezonale të Real Madridit, në turneun në Amerikë të Veriut me shtatë kilogramë mbipeshë.

Kjo kishte shkaktuar pakënaqësi te klubi dhe presidenti Florentino Perez, që e kishte vlerësuar Hazardin lojtarin që do të zgjidhë problemet e Real Madridit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)