Më tepër se një milion tifozë të futbollit janë munduar të blejnë bileta për gjysmëfinalen e Botërorit U-17 të futbollit, që të mërkurën luhet ndërmjet Anglisë dhe Brazilit në Kalkuta të Indisë, duke çuar kështu në bllokim të sistemit online të blerjes së biletave në ueb-faqe të FIFA-s, shkruan Daily Mail.
Vendimi është marrë që ndeshja e madhe gjysmëfinale të luhet në Kalkuta, pasi që dy skuadrat refuzuan të luajnë në fushën e mbushur me ujë në Guwahati, transmeton Koha Ditore.
Me gati 1.000 kilometra mes dy qyteteve, shumica e tifozëve që kishin blerë biletat për Guwahati, kanë mbetur duke mallkuar shiun e madh që u ka shkatërruar mundësinë për të parë spektaklin.
Por ka qenë bonus për tifozët që jetojnë në Kalkuta ku stadiumi "Salt Lake" pritet të organizojë ndeshjen e nëntë të turneut të mërkurën....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Tifozët e Argjentinës përleshen me njëri-tjetrin
-
Rritet presioni ndaj FIFA-s për shkak të biletave të shtrenjta për Botëror
-
Tifozët të frustruar me problemet e biletave në Kupën e Afrikës
-
Tifozët argjentinasë kërkojnë bileta
-
Tifozët e dëshpëruar për bileta u drejtohen shitësve të paligjshëm në Katar