Princi Albert II, bashkëpronar i klubit të futbollit Monaco, thotë se ylli i klubit Kylian Mbappe do të qëndrojë në klub dhe do të nënshkruajë kontratë të re.
Ka deklaruar se klubi është duke biseduar për pagën e futbollistit dhe se futbollisti e di që nuk është mirë për të të shkojë në klube të mëdha “sepse nuk e ka vendin e sigurt”.
“Nuk mendoj se do të largohet. Ka diskutime të vazhdueshme, që më thonë se ai do të qëndrojë te Monaco sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar ai.
Që nga fillimi i afatit kalimtar është përfolur për interesimin e madh të Real Madridit e Arsenalit për shërbimet e sulmuesit francez.