Kylian Mbappe do të mbetet në Paris Saint-Germain. Sulmuesi francez thuhet se ka vendosur të qëndrojë te PSG-ja, të paktën edhe për sezonin tjetër.
Kontrata e Mbappes me ekipin francez skadon në vitin 2022.
Për 22-vjeçarin interesim të vazhdueshëm ka shprehur Real Madridi.
Këtë sezon me PSG-në, Mbappe në të gjitha garat ka shënuar 14 gola dhe tetë asistime.