Në Rusi, u zgjodh futbollisti më i mirë i ri i Botërorit, derisa për Francën kampione, ai i shënoi katër gola, një shumë të bukur madje, në finale.
Kylian Mbappe ishte heroi kryesor i gjelave në Botëror, duke qenë vetëm futbollisti i dytë më i ri, që shënon në finale pas Peles më 1958, transmeton KTV.
Por 19-vjeçari ka zbuluar se në finalen kundër Kroacisë, ai ka luajtur i lënduar, duke duruar dhimbjet në shpinë.
Për revistën Francë Football, Mbappe ka thënë se për lëndimin e kanë ditur në kampin e Francës, por kjo është heshtur për të mos e ditur kundërshtari.
Artikuj të ngjashëm