Ylli i Francës, Kylian Mbappe, ka thyer rekordin e Peles për gola të shënuar në Kupën e Botës nga një lojtar më i ri se 24 vjeç. Ai e vendosi rekordin në Katar më herët këtë muaj.
Mbappe e ka nderuar Pelen, duke thënë se trashëgimia e tij nuk do të harrohet asnjëherë.
“Mbreti i futbollit na ka lënë, por trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë. Pusho në paqe MBRET”, ka shkruar Mbappe.