Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe insiston se nuk është kopje e Henryt

Sulmuesi 18-vjeçar i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, insiston se është i nderuar që krahasohet me legjendën e Arsenalit, Thierry Henry, mirëpo ai insiston se nuk është kopje e tij.

Mbappe të hënën ka fituar çmimin "Djaloshi i Artë", çmim që i jepet futbollistit më të mirë në botë nën moshën 21-vjeçare, transmeton Koha Ditore.

"Krahasimi me Henryn më nderon mua, por nuk ka ndikim në mua. Unë dua të njihem si vetja, jo si kopje e dikujt tjetër. Unë e di se njerëzit presin shumë nga unë, por unë nuk jam lojtar që lë shenjë në çdo ndeshje. Duhet të punoj fort. Mosha ime e re kurrë nuk do të jetë arsyetim", ka thënë Mbappe, përcjell "Tuttosport".

Artikuj të ngjashëm