Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe i mungon PSG-s ndaj Atalantas

Sulmuesi Kylian Mbappe do t’i mungojë Paris Saint-Germainit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atalantas, ka njoftuar të hënën ekipi nga Ligue 1. Mbappe u dëmtua të premten e shkuar në finalen e Kupës së Francës kundër Saint-Etiennet, dhe do të duhet të pauzojë për tri javë. “Rezultatet e skanimit kanë konfirmuar ndrydhjen e nyjës së këmbës, lëndim që do ta detyrojë futbollistin të pushojë të paktën për tri javë”, ka shkruar PSG-ja në njoftim.

Skuadra franceze do të luajë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atalantas më 12 gusht, ndeshje që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë. Mbappe 21-vjeçar, këtë edicion, që është anuluar në Ligue 1 për shkak të përhapjes së koronavirusit, ishte njëri prej lojtarëve kryesor te PSG-ja. Mbappe ka shënuar 30 gola dhe ka bërë 18 asistime në 34 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat këtë edicion te ekipi francez.