Muajin e kaluar, Lionel Messi e fitoi për herë të tetë “Topin e Artë”, pasi mposhti konkurrencën e Erling Haalandit dhe Kylian Mbappes.
Shumë prej njohësve të futbollit kanë vlerësuar se Messi nuk e ka merituar këtë çmim, ani pse e fitoi Kupën e Botës në dhjetor të vitit të kaluar me Argjentinën në Katar.
Por, Mbappe, që ishte në garë për ta fituar çmimin prestigjioz, e ka pranuar se Messi e ka fituar atë me plot meritë.
“Messi e ka merituar. Në mbrëmjen e 18 dhjetorit, ai e fitoi Kupën e Botës dhe e dija se do ta fitonte ‘Topin e Artë’. Pata sezon të shkëlqyer, njësoj si Haalandi, por Kupa e Botës e bën diferencën”, ka thënë Mbappe.