Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mba transferohet te Partizani i Tiranës

Njëri prej sulmuesve më të mirë në elitën e futbollit të Kosovës në stinorin vjeshtor, Christian Mba, që ishte pjesë e Trepçës ’89, është transferuar te Partizani i Tiranës.

Lajmi për transferimin e tij në elitën e futbollit të Shqipërisë, është bërë i ditur të dielën nga skuadra e Partizanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Christian Mba. Klubi ka arritur akordin me sulmuesin, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit Trepça ’89. 23-vjeçari nga nigeria ka firmosur kontratë për tre vite e gjysmë, me opsion edhe për një vit tjetër”, ka shkruar Partizani në Facebook.

Mba ka realizuar 10-të gola e pesë asistime në 18 paraqitje në gjysmën e parë të sezonit të Superligës së Kosovës.