Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

89-shi barazon rezultatin me golin e bukur të nigerianit Mba

Skuadra e Trepçës ’89 ka barazuar rezultatin kundër Prishtinës, në ndeshjen e mbetur të zhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ekipi mysafir e barazoi shifrat me një supergol të realizuar nga sulmuesi nigerian Christian Mba.

Mba shënoi në minutën e 37-të me një gjuajtje të lirë prej rreth 20 metrave. Ky ishte goli i tij i nëntë këtë edicion në Superligë.