Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mazzarri largohet nga Watfordi

Walter Mazzarri pritet të largohet nga Watfordi në fund të këtij sezoni.

Ekipi i trajnerit italian gjendet në pjesën e fundit të tabelës pas pesë humbjeve me radhë dhe klubi ka marrë vendim për shkarkimin e tij në fund të këtij sezoni.

“Pas bisedimeve me bordin dhe Walter Mazzarrin lidhur me të ardhmen e klubit, është marrë vendim që ai të japë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit”, thuhet në komunikatën e klubit.