Walter Mazzarri më nuk është trajner i skuadrës së Napolit. “Sky Sports” ka raportuar të hënën se krerët e Cagliarit kanë marrë vendim për shkarkimin e Mazzarrit pas rezultateve të dobëta të ekipit.
Shkarkimi i Mazzarit erdhi pas humbjes së fundit në Serie A nga Verona, që ishte disfata e pestë rresht kampionale për Cagliarin.
Mazzarri mori drejtimin e Cagliarit në shtator të vitit të shkuar, ndërsa do të zëvendësohet nga trajneri i të rinjve Alessandro Agostini, i cili do ta udhëheqë ekipin deri në fund të këtij sezoni.
Aktualisht Cagliari është vetëm tri pikë larg zonës së rënies kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të sezonit në Serie A.
Artikuj të ngjashëm