Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, ka thënë se për skuadrën e tij do të jetë sfidë magjepsëse dueli kundër Barcelonës. Ndeshja e parë e fazës nokaut të Championsit në mes të Napolit dhe Barcelonës do të luhet në Itali.
“Kam thënë pas ndeshjes kundër Cagliarit se të gjitha skuadrat që janë kualifikuar në 1/8 e finales do të jenë të vështira dhe kjo ndeshje kundër Barcelonës është veçanërisht e vështirë. Për Napolin do të jetë një sfidë magjepsëse”, ka thënë Mazzarrri për sajtin zyrtar të Napolit.
Ndeshjet e para të kësaj faze do të zhvillohen më 13/14 dhe 20/21 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 5/6 dhe 12/13 mars të vitit të ardhshëm.
Finalja e këtij edicioni të Championsit do të luhet më 1 qershor në stadiumin “Wembley” të Londrës.