Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mazraoui flet për postimin pro-Palestinës

Mbrojtësi maroken i Bayern Munichut, Noussair Mazraoui, nuk ka dashur që të shkaktojë probleme me videon që e postoi në Instagram, e ku e përkrahte Palestinën.

Zyrtarë të kampionit të Bundesligës gjermane kanë mbajtur takim të detajuar për ta sqaruar situatën me 25-vjeçarin, përfaqësues të Marokut, për postimin që lidhej me situatën në Izrael.

“Noussair Mazraoui ka bërë të qartë se është person që e do paqen dhe është kundër terrorit dhe luftës”, ka thënë shefi ekzekutiv i Bayernit, Jan-Christian Dreesen.

Mazraoui do të mbetet në skuadër, por momentalisht nuk është i gatshëm për lojë shkaku i lëndimit.

Më herët gjatë kësaj jave, klubi gjerman, Mainz, e suspendoi holandezin Anwar El Ghazi, për postimin në rrjetet sociale në lidhje me situatën në Izrael.

Nën hetime nga prokurorët ne Francë për çështje të tillë është edhe mbrojtësi Youcef Atal i Nicet.