Fundori Edon Maxhuni ishte prej lojtarëve më të mirë te Finlanda që fitoi 88:67 ndaj Holandës në ndeshjen e fundit në fazën grupore të Eurobasketit. Ndeshja e grupit D u luajt të enjten në Pragë.
Maxhuni startoi te Finlanda, ndërsa në parket i kaloi gati 17 minuta. Ai realizoi nëntë pikë, ndërsa i kishte edhe pesë asistime e katër topa të rrëmbyer.
Vetëm Lauri Markkanen ishte më i mirë se Maxhuni te Finlanda. Ai ndeshjen e mbylli me 22 pikë. Te Holanda u dallua Worthy De Jong me 21 pikë e katër kërcime.
Finlanda e përfundoi fazën grupore me tri fitore e dy humbje. Do të luaj në fazën nokaut që zhvillohet në Berlin. Holanda ka humbur të gjitha pesë ndeshjet dhe eliminohet.