Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maxhuni jep kontribut për fitoren e rëndësishme të Finlandës

Fundori Edon Maxhuni ka kontribuar me gjashtë pikë e gjashtë asistime në fitoren e rëndësishme të Finlandës ndaj Çekisë. Të martën mbrëma në Pragë, Finlanda fitoi 98:88 ndaj Çekisë dhe ka bërë hap të madh drejt fazës nokaut të Eurobasketit.

Maxhuni në parket i kaloi gati 22 minuta. Ai po konfirmohet si lojtar i rëndësishëm i Finlandës. Lauri Markkanen ishte i pandalshëm te Finlanda. Ai realizoi 34 pikë e dhjetë kërcime. Te Çekia, Vojtech Hruban shënoi 22 pikë. Finlanda i ka dy fitore e dy humbje.

Çekia ka një fitore e tri humbje në grupin D.

Artikuj të ngjashëm