Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maxhuni e Finlanda në çerekfinale të Eurobasketit

Fundori Edon Maxhuni do të paraqitet në çerekfinale të Eurobasketit. Maxhuni të dielën ka udhëhequr lojën e Finlandës që e mposhti Kroacinë në një të tetën e finales së Evropianit të basketbollit. Në Berlin, Finlanda fitoi ndaj Kroacisë me shifrat 94:86.

Maxhuni ishte prej më të mirëve te Finlanda. Ai ndeshjen e mbylli me 16 pikë e tri asistime. Shënoi pikë edhe në momentet kur vendosej ndeshja, në minutat e fundit. I pandalshëm te Finlanda ishte Lauri Markkanen. Ai ndeshjen e mbylli me 43 pikë e nëntë kërcime, për njërën prej paraqitjeve më të mira individuale në këtë Evropian. Sasu Salin i shtoi 17 pikë. Te Kroacia u dallua Jaleen Smith me 17 pikë e katër asistime.

Dario Shariq shtoi 12 pikë e nëntë kërcime, ndërsa Bojan Bogdanoviq realizoi 23 pikë. Në çerekfinale, Finlanda takohet me Spanjën, të martën.

Artikuj të ngjashëm