Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maxhuni e Finlanda e humbin thellë ndeshjen e parë

Përfaqësuesja e Finlandës nuk e ka nisur mbarë Kampionatin Botëror të basketbollit. Të premten në Okinawa të Japonisë, Finlanda pësoi me rezultat të thellë nga Australia, 98:72.

Finlanda e fitoi çerekun e parë, 21:17, por më pas australianët kanë dominuar plotësisht.

Ndeshja i takoi Grupit E. Basketbollisti kosovar, Edon Maxhuni, luajti 15 minuta për Finlandën.

Ai realizoi vetëm dy pikë, ndërsa i kishte edhe tri asistime.

Lauri Markkanen ishte më i miri te Finlanda me 19 pikë. Patti Mills udhëhoqi Australinë. Ai realizoi 25 pikë e tetë kërcime. 14 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime i kishte Josh Giddey.

Pas dy ditësh Finlanda luan me Japoninë, ndërsa Australia takohet me Gjermaninë.

Artikuj të ngjashëm