Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maxhuni shënon 12 pikë në humbjen e Finlandës nga Japonia

Basketbollisti kosovar, Edon Maxhuni, ka shënuar 12 pikë për Finlandën. Por kontributi i Maxhunit nuk ishte i mjaftueshëm. Finlanda të dielën pësoi 98:88 nga Japonia, në kuadër të Grupit E të Kampionatit Botëror të basketbollit. Ndeshja u zhvillua në Okinawa të Japonisë.
Japonezët kanë shkëlqyer në çerekun e fundit për fitoren e madhe. Dhjetë minutat e fundit i fituan me rezultatin e lartë 35:15.
Në fakt Japonia e fitoi edhe çerekun e parë, 22:15, ndërsa në të dytin dominoi Finlanda, 31:14. Pas çerekut të tretë të barabartë, japonezët u kthyen fuqishëm në çerekun e katërt për fitoren e parë në Botëror. Finlanda ka pësuar humbjen e dytë dhe është eliminuar. Të premten pësoi nga Australia.
Maxhuni në parket i kaloi 23 minuta, ndërsa i kishte edhe pesë asistime. Më i miri te Finlanda ishte Lauri Markkanen me 27 pikë e 12 kërcime.
Te Japonia shkëlqeu Joshua Hawkinson me 28 pikë e 19 kërcime. 25 pikë e nëntë asistime i kishte Yuki Kawamura.
Kanadaja nuk lejoi befasi duke fituar 128:73 ndaj Libanit. Angola mposhti Filipinet me rezultat 80:70, ndërsa Lituania fitoi bindshëm ndaj Meksikës me rezultat 96:66.