Tyrese Maxey shënoi 33 pikë në fitoren që Philadelphia 76ers e arriti përballë Cleveland Cavaliers, 125:119.
Sixers ishte duke u mposhtur me 21 pikë në një periudhë të lojës, por arriti që ta fitonte ndeshjen në fund dhe të kalojë në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.
Për Maxeyn foli edhe vetë trajneri Doc Rivers, i cili e përgëzoi talentin 21-vjeçar.
James Harden kontribuoi me 25 pikë, ndërsa Joel Embiid shtoi 22 pikë të tjera.
Lideri i Konferencës së Perëndimit, Phoenix Suns, fitoi me rikthim të rezultatit dhe mposhti New York Knicskin, 115:114.
Edhe
Philadelphia 76ers me fitore spektakolare ndaj Cleveland Cavaliersit
Cameron Johnson realizoi më së shumti pikë në karrierën e tij, 38 gjithsej, dhe ishte trepikëshi i sekondave të fundit të ndeshjes që ia dha fitoren ekipit të tij.
Giannis Antetokounmpo shënoi 34 pikë dhe regjistroi “double-doublen” e gjashtë, në fitoren që Milwaukee Bucks e arriti përballë Chicago Bulls, 118:112.