Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
NBA

Maxey shënon shtatë pikë për 24 sekonda, Philadelphia i shpëton eliminimit

Tyrese Maxey

Philadelphia 76ers e ka mposhtur pas shtesës New York Knicksin në udhëtim me rezultat 106:112 dhe i ka shpëtuar eliminimit në rundin e parë të plejofit të NBA-së.

Heroi i 76ers ishte padyshim Tyrese Maxey, i cili shënoi shtatë pikë në 24 sekondat e fundit të kohës së rregullt. Maxey fillimisht pati një aksion katërpikësh, ndërsa më pas shënoi një trepikësh fantastik për ta çuar ndeshjen në shtesë. E mbylli ndeshjen me 46 pikë të shënuara në total.

Joel Embiid pati 19 pikë, 16 kërcime e 10 asistime.

Te Knicks, Jalen Brunson pati 40 pikë.

Knicks po udhëheq 3:2 ndaj 76ers.

VIDEO:

Edhe Embiidi kthehet pas afro tetë muajsh Basketboll Embiidi kthehet pas afro tetë muajsh

Cleveland Cavaliers e mposhti Orlando Magicin 104:103 dhe mori kryesimin e serisë 3:2.

Evan Mobley bllokoi shutin e Franco Wagnerit në sekondat e fundit për fitoren e Cavaliersit.