Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Max Meyer kalon testet mjekësore te klubi anglez

Talenti gjerman, Max Meyer duket se do ta vazhdojë karrierën në Premier Ligë.

The Sun raporton se ish-futbollisti i Schalkes ka kaluar testet mjekësore te Crystal Palace, transmeton Koha.net.

22 vjeçari, që dikur quhej ‘Messi gjerman’, pritet të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me klubin londinez, derisa është larguar nga Schalke këtë verë si lojtar i lirë.