Ish-mesfushori i Schalkes, Max Meyer, ende është pa klub, derisa edicioni 2018/19 po afrohet. I vlerësuar ndër mesfushorët më të mirë në Evropë të gjeneratës së tij, Meyer mund të mos gjejë angazhim për edicionin e ri. E gjithë kjo për fajin e tij, pasi kërkesat i ka tejet të larta, joreale për një 22-vjeçar.
“Christian përpara se të fillojmë duhet të qartësojmë nëse po flasim për lojtarin e njëjtë, atë që unë përfaqësoj dhe vetëm pas kësaj mund të bësh ofertë”, kishte nisur bisedën agjenti Roger Wittman, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. “Po flas për një lojtar të klasit botëror, i cili do të ishte zgjedhja e parë në secilin formacion të top-ekipeve të Evropës”, vazhdoi Wittman.
Christian Heidel, drejtori sportiv i Schalkes, u tërhoq.
Wittman nuk ishte agjenti i Cristiano Ronaldos as i Lionel Messit, por agjenti i njërit prej lojtarëve të Schalkes.
Max Meyer që ishte pranë përfundimit të një edicioni solid me Schalken dhe që po zhvillohej si futbollist ishte në përfundim të kontratës së tij. Heidel ishte i gatshëm të negocionte për kontratën e re me agjentin e Meyerit, Wittmanin, por mbeti i befasuar nga kërkesat e mëdha.
Edhe
Dier refuzon tjetër ofertë, largohet nga Bayerni
“Ai është një lojtar i mirë për Bundesligë dhe i cili duhet ende të përmirësohet”, ia ktheu përgjigjen Heidel.
Për mendimin e Heidelt, Meyer nuk ishte një lojtar që meritonte të kishte një pagë javore prej 100 mijë eurosh. Sipas tij, Meyer është ende i ri për një kontratë të tillë dhe duhet ende të dëshmohet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)