Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mavraj me Greuther Furthin kthehen në Bundesligë

Mërgim Mavraj i ka munguar në ndeshjet e fundit skuadrës së Greuther Furthit, por është një prej lojtarëve që ka dhënë kontribut këtë edicion për kthim në Bundesligën e Gjermanisë.

Greuther Furthi të dielën e siguroi ngritjen në Bundesligë nga vendi i dytë. Të dielën Greuther Furthi mposhti Dusseldorfit me rezultatin 3:2.

Mavraj 34-vjeçar këtë edicion ka kontribuar me një asistim në 19 ndeshje në Bundesligën 2. Me Greuther Furthin ka qenë edhe herën e parë kur kjo skuadër siguroi ngritjen në elitën e futbollit gjerman.