Mërgim Mavraj do të largohet nga skuadra gjermane, Greuther Fuerth. Mbrojtësi shqiptar nuk do të jetë pjesë e klubit në Bundesligë, ku Fuerthi është promovuar. Mavraj nuk e ka vazhduar kontratën me ekipin gjerman e cila i skadon në qershor të këtij viti. Lajmi e ka konfirmuar edhe vet lojtari.
“Mendoj se kam pasur disa vite të suksesshme me këtë skuadër dhe unë jam mirënjohës. I uroj klubit dhe ekipit gjithë të mirat në të ardhmen dhe jam shumë i lumtur që mund të them lamtumirë pas suksesit që patëm, duke kaluar në Bundesligë. Tani, po pres për ndonjë sfidë të re”, deklaroi Mavraj për “Kicker”.
34-vjeçari këtë sezon në Bundesliga 2 ka zhvilluar 19 ndeshje në të gjitha garat. Mavraj ka luajtur më parë Bundesligë.