Greuther Furthi fitoi 4:1 ndaj Wurzburger Kickers në kuadër të xhiros së 20-t, por e humbi mbrojtësin shqiptar, Mërgim Mavraj.
Mavraj pati paraqitje të mirë në pjesën e parë, por i është përsëritur lëndimi që e kishte marrë në fillim të këtij viti.
Mavraj vuajti nga problemet muskulore dhe qëndroi jashtë fushës për dy ndeshje, ndërsa për këtë dëmtim ka mbetur i shqetësuar trajneri i ekipit, Stefan Leitl.
“E kemi nisur pjesën e dytë të sezonit me tri fitore dhe një goldallim prej 8 me 1”, tha trajneri Leitl. “Mavraj mund ta ketë pësuar lëndimin e njëjtë që e pati më parë”, nënvizoi Leitl.
Greuther Furthi shpreson në ngjitjen në Bundesligë. Aktualisht është në vendin e tretë me 38 pikë pas 20 ndeshjeve, tri më pak se lideri Hamburgu.