Sulmuesi i Brightonit, Neal Maupay, është duke u kërkuar nga skuadra e Serie A së Italisë, Napoli, bëri të ditur “Telegraph” të mërkurën.
Gjiganti italian është i gatshëm të transferojë 23-vjeçarin këtë muaj, por Brightoni planifikon të shqyrtojë vetëm ofertat mbi 45 milionë euro, transmeton Koha Ditore. Maupay ka shënuar shtatë gola në 21 ndeshje në Premier League këtë stinor.
Sulmuesi francez te Brightoni u transferua verën e vitit të kaluar nga Brentfordi për 22 milionë euro, shifër rekorde për klub. Ai më herët ka qenë pjesë e U-21 të Francës, ndërsa në Francë ka luajtur edhe për skuadra si St. Etienne, Brest e Nice.
Kontrata e tij me Brightonin skadon në verën e vitit 2023. Brighton zë vendin e 14-të në Premier League këtë stinor me 24 pikë nga 21 ndeshje.