Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Matuidi dhe Rugani shërohen nga COVID-19

Juventusi ka njoftuar se Daniele Rugani e Blaise Matuidi janë shëruar nga koronavirusi. Futbollistët kishin testuar pozitiv në testin e COVID-19 muajin e kaluar, ku Rugani u bë lojtari i parë në Serie A që doli pozitiv.

“Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi i janë nënshtruar, sipas protokollit, dy testeve për COVID-19. Testet erdhën me rezultat negativ. Lojtarët janë shëruar dhe më nuk janë në regjim të izolimit shtëpiak”, është thënë në komunikatë të klubit.

Edhe futbollisti ofensiv Paulo Dybala duket se është rikuperuar plotësisht, ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Juventusi.

Artikuj të ngjashëm