Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani ishte lojtari i parë i Serie A që u testua pozitiv për koronavirus.
Agjenti i tij ka konfirmuar se për Ruganin shpejt do të përfundojë periudha e izolimit.
Mbrojtësi i qendrës doli pozitiv në testin për koronavirus më 11 mars. Më pas nga koronavirusi u prekën edhe Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala.
“Periudha e tij e karantinës do të përfundojë së shpejti. Duhet të përfundojë në ditët e ardhshme”, ka thënë agjenti Davide Torchia për Radio Sportiva.
“Pas Pashkëve do të kuptojmë nëse ai mund të largohet nga dhoma ku po qëndron”.
Edhe
Rugani thotë se është mirë, bën thirrje të respektohen rregullat
Rugani ishte në stolin e rezervistëve në ndeshjen e fundit të Serie A ndaj Interit, por nuk u paraqit në ndeshje.
“Ai ka stërvitur si zakonisht pas ndeshjes me Interin. Më pas të martën temperatura e tij u ngrit shumë. Një ditë më pas ai u testua për Covid – 19. Por nuk ka pasur simptoma tjera prej atëherë”, ka thënë agjenti i futbollistit të Juves.