Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Matuidi bëhet lojtari i dytë i Juventusit me koronavirus

Juventusi ka njoftuar të martën mbrëma se Blaise Matuidi është lojtari i dytë i klubit që ka dalë pozitiv në testet për koronavirus.

I pari ishte Daniele Rugani, që ka njoftuar se është mirë me shëndet.

“Blaise Matuidi i është nënshtruar testeve mjekësore që kanë treguar se ai është prekur nga koronavirusi COVID – 19”, thuhet në njoftim të klubit të madh italian.

“Lojtari prej 11 marsit është në izolim vullnetar në shtëpinë e tij. Do të vazhdojë monitorimi i tij, ndërsa ai do t’iu përmbahet rregullave. Ai është në gjendje të mirë”.

Rugani ishte lojtari i parë i Serie A i infektuar me koronavirus. Ai doli pozitiv më 11 mars, ndërsa më pas 121 anëtar të Juventusit u izoluan.

Tashmë lojtarë të Sampdorias dhe Fiorentinas janë me koronavirus. Italia është prej vendeve më të goditura nga kjo pandemi.