Futbollisti serb i Manchester Unitedit, Nemanja Matiq, edhe një herë është kthyer në qendër të vëmendjes me refuzimin e tij që t’i nderojë ushtarët britanikë.
Në ndeshjet e Premier Leagues nga kjo fundjavë është vendosur simboli i “lulëkuqes” nëpër fanella të lojtarëve, si simbol i përkujtimit të ushtarëve britanikë që vdiqën nëpër luftëra, përfshirë edhe ato në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMatiq pati njoftuar para tre vjetësh se e refuzon këtë simbol duke thënë se ia kujton bombardimet e NATO-s në Serbi.
Refuzimin ai e vazhdoi edhe të shtunën, në ndeshjen që Manchester Unitedi e fitoi ndaj Tottenhamit në xhiron e dhjetë të Premier Leagues. Matiq u paraqit nga minuta e 76-të në fitoren 3:0. Ajo që ra në sy ishte se Matiq ishte i vetmi futbollist në fushë që në fanellë s’kishte simbolin e përkujtimit.
“E kuptoj plotësisht pse njerëzit e vënë lulëkuqen. E respektoj të drejtën e secilit që ta bëjë këtë dhe ndjej për të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit e tyre për shkak të luftërave. Gjithsesi, për mua është vetëm kujtim i sulmit të cilin e kam ndier personalisht si fëmijë 12-vjeçar i frikësuar në Vrelo, kur shteti im po shkatërrohej nga bombardimet e 1999-s”, pati shkruar ai para tre vjetësh kur qe kritikuar për vendimin.