Tensionet mes tifozëve të Fenerbahçes dhe Partizanit të Beogradit janë rindezur pas ngjarjeve të fundit në Euroligë, të lidhura me referenca historike për Betejën e Kosovës të vitit 1389.
Në ndeshjen e javës 12 të Euroligës në Beograd, tifozët e Partizanit shfaqën një pankartë të madhe me figurën e Millosh Obiliqit, personazh mesjetar serb që pretendohet se vrau Sulltan Muratin I gjatë Betejës së Kosovës më 1389.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPankarta u konsiderua gjerësisht si provokuese dhe fyese ndaj tifozëve turq, ndërsa në palestër u dëgjuan edhe kore kundër Turqisë.
Euroliga e pati gjobitur Partizanin me 40 mijë euro për “incidente të shumta të shkaktuara nga tifozët gjatë ndeshjes kundër Fenerbahçes” dhe vendosi që ndeshjet e ardhshme në shtëpi të zhvillohen me kapacitet të reduktuar në 80 për qind. Megjithatë, kjo masë u pezullua me kusht deri në fund të sezonit 2025/26, me paralajmërimin se çdo shkelje tjetër do ta aktivizojë menjëherë kufizimin.
Fenerbahçe kishte paraqitur ankesë për incidentin. Anëtari i bordit, Cem Ciritçi, deklaroi se, “pavarësisht paralajmërimeve, autoritetet lejuan shfaqjen e pankartës”.
Në ndeshjen e javës së 28-të, më 25 shkurt (dje), në Stamboll, Fenerbahçe priti Partizanin në shtëpi. Këtë herë, tifozët vendas shpalosën një pankartë me mbishkrimin: “Ju jeni të gjithë turq!”.

Sipas Agjencisë Anadolu, pankarta u paraqit si kundërpërgjigje ndaj asaj të shfaqur në Beograd dhe përmbante referenca historike për Perandorinë Osmane dhe përkuljen e ushtrisë kryqtare.
Sa i përket ndeshjes në parket, Feneri triumfoi 81:78.
Beteja e Parë e Kosovës më 28 qershor 1389 u zhvillua mes ushtrisë osmane të udhëhequr nga Sulltan Murati I dhe një koalicioni ballkanik të drejtuar nga princi serb Lazar Hrebeljanoviq.
Rreth vdekjes së Muratit ekzistojnë versione të ndryshme historike. Disa dokumente të hershme përmendin vrasjen e tij gjatë betejës, pa e identifikuar autorin, ndërsa disa burime theksojnë se u vra nga Millosh Obiliqi, i cili, sipas këtyre rrëfimeve, iu afrua sulltanit me pretekstin e konvertimit dhe më pas e goditi me thikë.
Sipas traditës osmane, organet e brendshme të Muratit u varrosën në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i tij u dërgua në Bursa për varrim.
Beteja e Kosovës konsiderohet ngjarje kyç në narrativën kombëtare serbe dhe mbetet e rëndësishme në kujtesën historike të Serbisë.
VIDEO:
Fenerbahçe - Partizan maçı öncesinde taraftarlarımızın açtığı pankart.
Sultan 1. Murad’ın hançerlendiği anı tasvir eden pankart açan sırplara güzel bir cevap olmuş. pic.twitter.com/2mDAWgHtj6