Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mathieu largohet nga Barcelona

Sporting Lisbona ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Jeremy Mathieu në një kontratë dy vjeçare.

Mathieu tashmë ka filluar stërvitjet me klubin portugez, përderisa edhe Barcelona ka konfirmuar ndërprerjen e kontratës me të, transmeton Koha.net.

Francezi kishte edhe 12 muaj kontratë me klubin katalunas, por ai nuk ishte në planet e trajnerit Ernesto Valverde për sezonin e ardhshëm.

“Sportingu ka arritur marrëveshje me lojtarin Jeremy Mathieu me kontratë valide për dy vitet e ardhshme, dhe me një klauzolë të ndërprerjes së saj prej 60 milionë euro”, thuhet në konfirmimin e klubit portugez.