Londër, 8 gusht (The Sun) - Vendosmëria e Mason Mount për t'u bërë yll i Chelseat, tregohet nëpërmjet një rrëfimi që sjell buzëqeshje në fytyrën e babait të tij, shkruan sot Koha Ditore.
Ishte viti 2014 dhe Mount, një nga 15-vjeçarët më të kërkuar në vend atëbotë, u desh të zgjidhte mes një burse të Chelseat dhe një numri të ofertave joshëse për t'u larguar.
Axhallarët, hallat e gjyshërit i dhanë këshilla tinejxherit të talentuar, pasi babai i tij Tony i kishte ftuar të gjithë në një takim familjar në shtëpinë e tij në Portsmouth.
"Unë i thashë Masonit se mendoj se ai duhet të ndërrojë mjedis për të pasur mundësi më të mirë", rrëfen Tony. "I thashë, 'Asnjëri në akademi të Chelesat nuk ka arritur te skuadra e parë që nga John Terry - pra sa gjasa ke ta bësh këtë?'. Mason bëri me kokë, 'Unë do të jem ai lojtar i radhës. Unë nuk largohem nga Chelsea, është klubi im. Kam qenë këtu që nga mosha gjashtëvjeçare dhe do të shkoj deri në fund'".
Pesë vjet që nga atëherë dhe Mason 20-vjeçar është pranë që të realizojë atë premtim. Ai e ka sjellë veten në pozitë që të luftojë për një vend titullari kundër Manchester Unitedit në udhëtim në ndeshjen e xhiros së parë të Premier Leagues për Chelesan të dielën. (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)