Mason Mount ka treguar se si ishte “inspiruar” nga goli i jashtëzakonshëm i Cristiano Ronaldos në vitin 2008 nga gjuajtja e lirë.
Mount një gjë të tillë e ka treguar në intervistën e parë dhënë për faqen zyrtare të klubit, pasi iu bashkua Manchester Unitedit.
24-vjeçari u transferua për 64 milionë euro nga Chelsea, ndërsa do ta mbajë fanellën me numrin shtatë.
Growing up Mason Mount tried to imitate Cristiano Ronaldo's ball-striking technique?
— ESPN UK (@ESPNUK) June 30, 2023
(via @masonmount_10) pic.twitter.com/HFxi4QJvr0
Mounti u lind në Portsmouth. Ronaldo golin ikonik e kishte shënuar pikërisht ndaj Portsmouthit nga gjuajtja e lirë. Mount ka qenë i pranishëm në stadium.
Si i ri në moshë në atë kohë, Mounti menjëherë në stërvitje kishte provuar ta imitonte gjuajtjen e Ronaldos dhe kishte shënuar me sukses. Por, vetëm në stërvitje.
“Isha në stadium duke e përkrahur ekipin tim dhe e pashë atë moment të veçantë. E kujtoj atë video timen nga gjuajtja e lirë në stërvitje menjëherë në ditën tjetër. Më ka inspiruar”, ka thënë ndër të tjera Mount.
Mounti në video e tregon edhe mënyrën se si duhet goditur topin, në mënyrë që ai të marrë kahe të ndryshme gjatë rrugëtimit për në portë.