Lautaro Martinez dëshiron të mbetet te Interi. Sulmuesi argjentinas po kalon në një formë fantastike këtë edicion në Serie A.
Forma e mirë në të cilën është duke kaluar ka bërë që klubi t’i ofrojë kontratë të re.
Zikaltërit do t’i ofrojnë pagë më të lart për ta bindur të mbetet në klub.
23-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2023.
Martinez këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 16 gola dhe ka bërë nëntë asistime.