Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lautaro mbetet tek Interi

Lautaro Martinez do të mbetet tek Interi. Forma e mirë në të cilën është duke kaluar këtë edicion sulmuesi ka bërë që klubi t’i ofrojë kontratë të re.

Krerët e klubit italian do ta shpërblejnë me kontratë të re argjentinasin. Martinezi ka kontratë me zikaltrit deri në vitin 2023.

Lautaros do t’i ofrohet kontratë trevjeçare me rritje të dukshme të pagës.

23-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2023.

Këtë sezon në të gjitha garat ka kontribuar me 15 gola dhe shtatë asistime.