Lautaro Martinez do të mbetet tek Interi. Sulmuesi argjentinas ka arritur marrëveshje personale me klubin zikaltër për vazhdimin e kontratës.
Drejtuesit e klubit italian i kanë ofruar Lautaros kontratë tri-vjeçare me rritje të dukshme të pagës.
23-vjeçarit kontrata aktuale me Interin i skadon në vitin 2023. Me vazhdimin e kontratës krerët e klubit do të largojnë edhe klauzolën prej 111 milionë euro.
Sulmuesi argjentinas këtë sezon me Interin në të gjitha garat ka shënuar 16 gola dhe ka bërë nëntë asistime.