Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lautaro pritet të rinovojë me Lautaron

Lautaro Martinez do të mbetet tek Interi. Sulmuesi argjentinas thuhet se ka arritur marrëveshje personale me klubin zikaltër për vazhdimin e kontratës.

Bisedimet mes lojtarit dhe klubit kanë nisur tash e disa kohë dhe thuhet se është gjetur gjuha e përbashkët.

Sulmuesi argjentinas do të vazhdojë kontratën edhe për dy vite të tjera që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2025. Martinez do të fitojë rreth gjashtë milionë euro në sezon.

24-vjeçari është pjesë e klubit italian që nga viti 2018.

Artikuj të ngjashëm