Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, insiston se “nuk do të ketë Lionel Messi në të ardhmen”. Fituesi i Kupës së Botës ka theksuar se Messi është sportisti më i madh që ka pasur sporti.
“Lionel Messi është lojtari më i mirë ndonjëherë”, ka thënë Martinez.
Ai, po ashtu, ka folur për të ardhmen e tij duke shtuar se nuk e ka ndërmend të pensionohet. Synimi i tij me Argjentinën është të fitojë shumë trofe.
“Që në moshë shumë të re kisha ëndërr të bëhesha portieri numër një i Argjentinës. Nuk do të ndalem tani, dua të bëhem më i mirë dhe të fitoj shumë trofe me Argjentinën”, është shprehur Martinez.
Martinez është portier i Aston Villas, ndërsa Messi ka kaluar javë më parë në Inter Miami.