Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Martinez mund ta marrë drejtimin e Spanjës

Trajneri i kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez raportohet se do të intervistohet nga Federata e Futbollit të Spanjës pas përfundimit të Botërorit, transmeton Koha.net.

Ish-trajneri i Evertonit ka udhëhequr Belgjikën drejt çerekfinales në Rusi, dhe është në listën e ngushtë të trajnerëve për të marrë drejtimin e “Stuhisë së Kuqe”, transmeton Koha.net.

Fernando Hierro mori drejtimin e Spanjës përkohësisht pas shkarkimit të Julen Lopetegui.

Në garë për t’u bërë trajner i Spanjës janë edhe Luis Enrique, Michel, dhe Quique Sanchez Flores.