Ylli i Unitedit, Anthony Martial i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos se familja e tij vjen para së të gjithave.
Mourinho kishte kritikuar Martialin për rikthimin në Francë gjatë ndeshjeve parasezonale të klubit në SHBA, transmeton Koha.net. Ai kishte shkuar në Francë për të qenë afër gruas së tij që lindi një fëmijë gjatë këtyre ditëve.
“Faleminderit për të gjitha mesazhet. Swan është mirë, për nënën ishte më e vështirë por falë zotit tani ajo është më mirë. Më vjen keq, por familje vjen para gjithçkaje. Nesër kthehem në Manchester”, ka shkruar Martial në Tëitter.
Artikuj të ngjashëm