Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi refuzon shitjen e Martialit

Manchester Unitedi ka refuzuar Tottenham Hotspurin për shitjen e anësorit Anthony Martial.

Francezi që është lidhur me një largim nga Old Traffordi pasi dështoi të gjejë një vend në formacionin e Jose Mourinhos.

Sipas Manchester Evening News, Tottenhami është duke monitoruar situatën e Martialit, por klubi i Manchesterit ka refuzuar shitjen e 22-vjeçarit.

Gazeta shkruan se Unitedi e ka porositur Tottenhamin se duhet të paguajë 60 milionë euro, aq sa paguan “Djajtë e kuq” për transferimin e tij nga Monaco.