Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi nuk e shet Martialin nën 75 milionë funte

Manchester Unitedi raportohet se ka informuar Chelsean dhe Tottenhamin se Anthony Martial nuk do të largohet nga Old Traffordi për më pak se 75 milionë funte.

22-vjeçari, që iu bashkua “Djajve të kuq” nga Monaco më 2015, ka pasur sezon të dobët në Angli, sidomos pas transferimit të Alexis Sanchezit në janar.

Agjenti i lojtarit, Philippe Lamboley ka thënë se ai dëshiron largimin, ndërsa sipas The Mirror, Unitedi ka caktua çmimin prej 75 milionë funtesh.

Për interesimin e tij ka disa skuadra të interesuara, ndërsa më së afërmi janë Chelsea dhe Tottenhami.

Martiali në 136 paraqitje për Unitedin ka shënuar 36 gola.