Zëvendësuesi Anthony Martial ia ka siguruar fitoren Manchester Unitedit në ndeshjen e vështirë kundër Tottenham Hotspur.
Francezi që u inkuadrua si zëvendësues i Marcus Rashfordit, realizoi golin e vetëm në këtë takim pas asistimit të Romelu Lukakut në minutën e 81.
Me këtë fitore Unitedi tubon 23 pikë, tre më shumë se Tottenhami në pozitën e tretë dhe dy më pak se Manchester City në pozitën e parë.