Manchester Unitedi i udhëhequr nga Ole Gunnar Solskjaer duket se ka gjetur “çelësin e fitoreve” në Premier Ligë.
Me fitoren e shënuar në udhëtim ndaj Tottenhamin “Djajtë e Kuq” kanë shënuar fitoren e pestë radhazi në Premier Ligë, transmeton Koha.net.
0 me 1 ishte rezultati final i takimit të sotëm.
Golin e vetëm e shënoi sulmuesi anglez Marcus Rashford pas një asistimit të bukur nga Paul Pogba, që është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme që nga largimi i Jose Mourinhos nga “Old Traffordi”.
Rashfordi shënoi në minutën e 44.
Pas kësaj fitore Unitedi mban vendin e gjashtë me 41 pikë. Kurse Tottenhami në vendin e tretë ka 48 pikë.