Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marseille synon ta ngushtojë diferencën e pikëve me liderin

Atmosfera do të jetë e garantuar kur Marseille udhëton te Saint Etienne të shtunën në orën 21:00, në kuadër të xhiros së 30-të në Ligue 1 të Francës.

Kjo ndeshje do të ketë synime të kundërta për skuadrat.

Marseille i vendit të dytë kërkon që ta ngushtojë diferencën e pikëve me liderin, Paris Saint-Germainin, që ka 12-të pikë më shumë se përcjellësi i parë. Ndërkohë, Saint Etienne, është në vendin e 18-të dhe është afër largimit nga elita e futbollit francez.

Kjo ndeshje bashkon tifozët më të zjarrtë të shtetit nëse shihet tradita, pasi që të dyja kanë dominuar futbollin francez në vitet e 60-ta dhe 70-ta.

Saint Etienne e ka fituar kampionatin 10-të herë, më shumë se çdo skuadër tjetër. Për herën e fundit kishte triumfuar në vitin 1981.

Edhe Monacon e pret përballje e zjarrtë me Marseillen Futboll Monacon e pret përballje e zjarrtë me Marseillen

Marseille dhe Paris Saint-Germain e kanë fituar titullin nga nëntë herë secila, dhe mund ta barazojnë rekordin e “të gjelbërve”. Marseille nuk e ka fituar titullin që prej vitit 2010. Kampioni në fuqi i ligës, Lille, pjesë e të cilit është Edon Zhegrova, është në pozitën e gjashtë dhe do të luajë të shtunën në orën 19:00 në shtëpi kundër skuadrës së vendit të fundit, Bordeauxit.

PSG-ja e mbyll këtë fundjavë të dielën në orën 20:45, pasi e pret Lorientin, tjetër skuadër që lufton për mbetje në kampionatin më të fortë të Francës.